Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me pushtetin pas skandalit të vajit.
Përmes një postim në “Facebook”, ajo publikoi barcoletën ideale, duke porositur një shishe vaj e duke përshëndetur me “zdravo”.
“Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente. Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna”, shkroi ndër tjerash ajo.