Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës karshi Gjykatës Komerciale. Ajo ka pyetur nëse kjo është “çorbë, eksperiment apo paaftësi” e qeverisë Kurti.
Kica-Xhelili ka potencuar faktin se LDK e ka mbështetur Gjykatën Komerciale, ndërsa qeveria tash po insiston në ritransferimin e lëndëve të natyrës administrative të bizneseve nga Komercialja në Administrative.
Kica-Xheli ka thënë se është paaftësi e qeverisjes të pasurit kuptim kaq të mangët për kompleksitetin gjyqësor sipas saj.
Ajo ka akuzuar pushtetin për jo-seriozitet në transferime e ritransferime të kompetencave të gjykatave.
“Ky nuk është nivel praktikantësh. Kam parë e takuar praktikantë fantastik që reformat në drejtësi e ndjeshmërinë që kanë, i kuptojnë njëqind herë më mirë se kaq.”, tha ajo.