Site icon PrishtinaPress

Kica Xhelili: Do të dorëzojmë kallëzim penal për dyshimet mbi rezervat shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur mbledhje rreth procedurave për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore, keqpërdorimeve dhe abuzimeve të mundshme si dhe kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili deklaroi se pas kalimit të afatit që do t’i parashtrojë Gjykata Ministrisë së Tregtisë, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorisë Speciale në Prishtinë, bashkë me anëtarët tjerë të Komisionit, të cilët janë të interesuar.

“Menjëherë pas kalimit të afatit që do ta parashtrojë Gjykata- Ministrisë së Tregtisë, unë do të vazhdojë bashkë me anëtarët e Komisionit që janë të interesuar me dorëzu kallezimin penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, që të fillojë menjëherë me hetime ndaj personave të cilët dyshohen që ose i kanë kryer veprat penale që dyshohen në kuadër të këtij komisioni ose bashkërisht në përpjekje të fshehjes së drejtësisë të këtij rasti penal. Propozimi im është që pavarësisht diskutimit sot ta kem pëlqimin e 1/3 të anëtarëve që e kemi bërë kërkesën pranë ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që menjëherë t’i drejtohemi Gjykatës kompetente për me na siguru provat në fjalë e më pas në qoftë se prap kemi refuzim nga ministria, mendoj që duhet të vazhdojmë menjëherë me kallëzim penal”, tha ajo.

Tutje deputetja e LDK-së deklaroi se prokurorisë dhe gjyqësorit i takon të vendos se a ka vepër penale në këtë çështje.

Exit mobile version