1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kiara zbulon porosinë që Sabiani i la Kejsit: Kur hapi derën i tha…

Krist Aliaj dhe Keisi Medini janë cilësuar si një “çift” para se brenda BBV të hynte babai i modeles, Sabiani. Por ditët e fundit, është vënë re një distancim mes tyre

Kristi nga ana e tij, ka shprehur shqetësimin në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi.

Por, vetë Keisi, duke folur për marrëdhënien e saj me Kristin, tha se nuk i pëlqen kur njerëzit i quajnë “të lidhur” apo “çift” sepse ata ende po njihen, janë të afërt dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin, por i ka thënë “mjaft” cilitdo që pretendon se janë duke përjetuar një histori dashurie.

Ka qenë Kiara e cila tha se Keisi është e ndikuar nga babai i saj dhe fjalët që ai i tha para se të linte BBV.

Kristi: Ka thënë ndonjë gjë Keisi? Se po më rri shumë distante.

Luizi: Ndjehet keq në momentet kur bën debate, sidomos me mua, nuk ka gjë me ty. Ajo ma tha edhe mua. Më beso që nuk ka aspak lidhje me Sabianin

Kiara: E paska me ty?! E ka sepse Sabi kur hapi derën i tha “me mend në kokë”. Nuk e ka me ty Luiz, nuk është kjo arsyeja. Arsyeja është vetëm babai i saj. Aq sa i ka bërë mirë ardhja e Sabit, aq edhe i ka ndikuar, se është edhe në një moshë shumë të vogël.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img