0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kiara mezi pret të bëhet nënë, Luizi ndryshon mendje dhe bën deklaratën e papritur

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luizi e ka shprehur disa herë se e sheh Kiarën si nënën e fëmijëve të tij.

Madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre.

Në muajin shkurt, gjatë një bisede, Kiara është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë ndërsa Luizi u shpreh se do një fëmijë sa më shpejt.

Megjithatë jashtë BBV gjërat kanë ndryshuar. Tani është Kiara ajo që do fëmijë sa më shpejt ndërsa Luizi duket se po i merr gjërat më ngadalë.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai la të kuptohet se nuk e ka në plan të bëjë fëmijë së shpejti.

“Në Maldive do shkojmë në tetor se ka shira tani”, i tha Luizi gazetarit ndërsa ky i fundit e pyeti nëse do vijnë 3.

“Se di ta shohim se dhe Kiara ka karrierën e vetë, edhe unë”, tha Luizi.

Ndërkohë Kiara pak ditë më parë e ftuar në “Më lër të flas” tha se është gati për hapin e rëndësishëm.

“Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë.

Është gjëja që e kam kryesore”, tha Kiara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img