Moderatorja Kiara Tito ka marrë të martën një avantazh si banorja e zgjedhur lidere e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ajo u drejtua për në dhomën e rrëfimit, ku si avantazh pati informacionet nga jashtë.
Asaj iu prezantuan disa titujt mediatikë, të cilat tregonin qëndrimet e njerëzve nga jashtë në lidhje me romancën e saj me Luizin.
Në një moment, moderatorja u duk sikur mbeti e shokuar nga disa prej komenteve, duke u shprehur se “nuk priste kaq shumë negativitet”.
Në veçanti, ajo theksoi se mbeti e zhgënjyer nga ish-banorja e BBVA, Efi, e cila kishte kritikuar reagimin e saj lidhur me situatën kur Luizi e pengoi atë në lavanderi.
Efi ka qenë një aleate e Luizit gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania, teksa ka debatuar me opinionistët në studio lidhur me qëndrimet e saj.