1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kiara i tregon Efit pse ndryshoi sjelljen me banorët pas rihyrjes në Big Brother

Kiara Tito ka vendosur që të luaj shumë ndryshe nga hera e parë tani që është rikthyer dhe sjelljet e saj janë komentuar shumë nga banorët. Teksa bisedonte me Efin, Kiara tregoi edhe arsyen pse ka vendosur të ndryshojë.

Ajo tha se nuk dëshiron të përfshihet emocionalisht dhe t’i mbroj të tjerët.

“Kam vendosur t’i shikoj gjërat më ftohtë. Se kur unë bëhem emocionale kritikoj njeriun që kam afër vetes dhe më vjen keq për të tjerët. Ndërkohë që kjo është gabim, këtë gjë s’duhet ta bëj kurrë. Duhet të mbroj atë gjënë time, të ndjek intuitën time. Mos të fryhem nga njerëzit e tjerë. Prandaj kam vendosur që të jem e ftohtë. Kam këtë njeriun në krah që e dua pafund dhe nuk dua në asnjë moment të ndodhi një situatë dhe unë të ndihem keq për të tjerët. Kush janë të tjerët dhe a ju vjen keq atyre për mua?

Tutje ajo thotë se nuk është vendi këtu për të qenë e ndjeshme.

Absolutisht asnjë njeriu si intereson hiç për mua. Po unë duke qenë natyrë e mirë e ndjeshme, kështu…, jo nuk është këtu vendi për të qenë ashtu. Atë e tregoj në shtëpi unë, se tregoj më këtu. Të hipin në qafë pastaj. Ngacmonte Luizi një banor, ndihesha keq unë. Pse kush është ai banori në fund të ditës? Një person që nesër nuk do e kem, s’do jetë më fare pjesë e jetës sime.

Kiara i tregon Efit se nuk do ta ndalojë Luizin me që të mos eskalon në ofendime.

Unë nuk kam inat me asnjë këtu. Nuk duhet me u përfshi me çdo banorë se kur përfshihesh shumë emocionalisht gabon vetë. Për pjesën e zarfit të zi, ngaqë kishte dhënë Vëllai i Madh shumë paralajmërime që nëse ofendoni e kështu dhe gjithë kohës ja bëja ‘boll ti’ se kisha frikën mos vinte Zarf i Zi dhe i ndodhte ndonjë gjë atij. E kupton sa të komplikuara janë gjërat? Le të bëjë ça të dojë, as nuk e vras më mendjen hiç për asnjë, ta luaj dhe le ta luaj fort”, tha Kiara Tito./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img