Kiara Tito dhe Luiz Ejlli padyshim janë nga më të ndjekurit e momentit.
Çifti simpatik janë goxha aktiv në rrjetet sociale aty ku për fansat e tyre të shumtë ndajnë momente interesante nga përditshmëria e tyre.
Momentalisht ata ndodhen në Itali nga ku kanë ndarë një pamje shumë romantike.
Çifti është shfaqur duke shkëmbyer një puthje te Katedralja e Milanos (Duomo di Milano).
Kiara ka lënë të kuptohet se ky udhëtim lidhet edhe me punën dhe mbetet të shohim çka po sjell prezantuesja.
