0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Ki me shku ne burg”, “Ti je udbash” – eskalon debati mes Fatmir Shehollit e Vehbi Kajtazit

Fatmir Sheholli, i cili sot është drejtor në Institutin për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është akuzuar nga gazetari Vehbi Kajtazi se ka qenë pjesëtar i UDB-së.

Kjo akuzë e tij çoi në eskalim të debatit mes tyre.

Sheholli, i cili tregoi se aktualisht është dëshmitar i Prokurorisë Speciale për rastin e vrasjes së babait të tij, fillimisht tregoi edhe për raportet që kishte më disa pjesëtarë të LDK-së në vitet e luftës.

“Ka qenë një djalë i ri që punuar në inteligjencë të LDK-së i quajtur Shaban Mehana dhe ka qenë i lidhur ngushtë dhe drejtpërdrejt me Anton Kolën dhe me Fehmi Aganin. Kjo është përgjigje edhe për postimin e z. Vehbi Kajtazi, i cili më thotë kështu: zyrtar i UDB-ës, Fatmir Sheholli, i biri i Maliq Shehollit që ia ka vra Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Sheholli pas kësaj ashpërsoi tonin ndaj Kajtazit.

“A e di ti që unë jam dëshmitar në proces të [Hagës]..a e di. Prandaj, duhet me pasë kujdes në këto postime. Edhe më thue u shku te Vjosa Osmani…Jam dëshmitar në Prokurori të Gjykatës Speciale për rastin e babës. Ti e di tash çka do të ndodhë pas këtij postimi tënd. Kështu që…”.

Kajtazi u përgjigj duke i thënë se “fije problemi s’e kam këtë”.

Por, Sheholli prapë e akuzoi se i ka bërë dëm me atë postim.

“Po mu më ke bërë dëm, se më ke quajtur zyrtar të UDB-së. Sot më thuj, qysh jam unë zyrtar i UDB-së?”.

“Zyrtar i UDB-së ke qenë”, iu përgjigj Kajtazi.

Më pas Sheholli e pyet se si e di që UÇK-ja e ka vrarë babanë e tij, derisa tregon që ka dhënë prova në Speciale për këtë rast.

“Kur e ka vra [UÇK-ja]?. Ty po të pyes? Edhe bërtas fort. A e di ti çfarë prova kam dhënë për babën tem. Pas komunikatës [së UÇK-së], Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut thotë se Maliq Sheholli u vra në rrethana të pasqaruara. Ky [Kajtazi] është gënjeshtar”.

Sheholli më pas nxjerr një status të Vehbi Kajtazit më 2018, i cili thoshte: “Hashim Thaçi do të arratiset në Turqi bashkë me familje ditën që Gjykata Speciale të lëshojë urdhërarrest edhe për të.

“A është qeky Vehbi Kajtazi? Ata sot nuk mujnë me u mbrojtë në liri. Ti je qeky qe ke thanë që Hashim Thaçi i ka dokumentet e Turqisë. Kush t’ka kallxu ty? Mos të merret goja zotëri Kajtazi. Ti ke bërë dëm të madh me atë postim. Mos u habit”.

Ndërkaq, Kajtazi e pyet nëse arsyeja është pikërisht statusi i tij.

Gazetari Kajtazi e sqaron deklaratën që UÇK-ja e ka vrarë babanë e Fatmir Shehollit.

“UÇK-ja ka lëshuar komunikatë që e ka marrë përsipër vrasjen e të ndjerit. Zoti Sheholli ka dhënë intervista publike në mediat ndërkombëtare që e akuzon UÇK-në, që NATO-n e quan organizatë terroriste, që Hashim Thaçin e quan kriminel. Janë të dhëna publike, s’po flas diçka të fshehtë”, tha Kajtazi.

Sheholli tha se do të ngrejë padi Kajtazit, duke thënë se “ka intereferu drejtpërdrejt në rastin e babës tem”.

“Padinë e ki prej meje. Ki me shku në burg”, tha ai.

Ndërkaq, Sheholli më pas pranoi se në vitin 1999 ka punuar si gazetar në Prishtinë derisa ishin bombardimet e NATO-s.

Ai tha se ka punuar në Radio Prishtina, por që ka bërë intervista edhe për një televizion – “AS TV”.

Kur u pyet nëse televizioni ka qenë i Serbisë, Sheholli tha se nuk e dinte pronësinë.

“Televizioni u kon në Prishtinë. Shqip ka qenë. Në Radio Prishtinë e kam marr rrogën. Në AS TV kam bërë intervista televizive”.

Derisa mohoi se ka dalë në rrugë të intervistonte njerëz, ai tha se e ka bërë një pyetje për të cilën më pas është akuzuar nga njerëzit.

“A po ikin njerëzit nga bombardimet e NATO’s apo nga terrori serb? – Këtë pyetje e kam bërë. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO’s ia kam bërë këtë pyetje Adnan Merovcin në shtëpinë e Ibrahim Rugovës. 14 prill 1999”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img