3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Khamenei thotë se “Hamasi është gjallë dhe do të mbetet gjallë”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, që drejton një regjim jodemokratik në Iran, thotë se Hamasi ishte “gjallë dhe do të mbetet i gjallë” pavarësisht vdekjes së liderit të tij, Yahya Sinëar, që u vra nga ana e Izraelit dy ditë më parë.

Sinëar, figura kryesore pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, u vra pasi trupat izraelite sulmuan një ndërtesë në Rafah në fillim të kësaj jave.

Siç raporton BBC-ja, “humbja e tij është padyshim e dhimbshme për Boshtin e Rezistencës, por ky front nuk ka pushuar së avancuari me martirizimin e figurave të shquara”, thotë Khamenei në një deklaratë.

“Boshti i Rezistencës”, siç njihet gjerësisht aleancat e Iranit në Lindjen e Mesme, përfshin Hamasin, grupin militant libanez Hezbollah, si dhe grupe të tjera të armatosura rreth Lindjes së Mesme, të cilat grupe kanë sulmuar Izraelin.

“Ai ishte një fytyrë e shkëlqyer e rezistencës dhe e luftës. Me një vendosmëri të çeliktë, ai qëndroi kundër armikut shtypës dhe agresiv,” ka vazhduar Khamenei, transmeton BBC-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img