1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

KH Vushtrria e arsyeton dhunën, thotë se u provokuan nga lojtarët mysafirë

Një rrahje e madhe fizike me lojtarëve ndodhi dje në ndeshjen e Superligës A të hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës.

Tek shifrat 17:21, kur po zhvillohej minuta e 35-të situata eskaloi duke kaluar në dhunë të madhe fizike.

Më pas, ndeshja u ndërpre dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi.

Ndërkohë, klubi vushtrrias ka reaguar, duke e arsyetuar në njëfarë forme dhunën fizike.

Ata thanë se u provokuan nga lojtarët e Trepçës, prandaj situata eskaloi deri në dhunë fizike.

“Përfundon ndeshja kunder kh trepqes per arsye se rreth minutes te 34 te ndeshjes nga provokimet e vazhdueshme te lojtareve mysafir, ndeshja eskaloi deri ne sulme fizike te lojtareve mysafir.Policia zbrasi tribunat dhe kushtet ishin optimale per ndeshje, por ekipi kundershtar nuk pranoi te vazhdoj ndeshjen pavaresisht kerkeses se zyrtareve te federates.Presim nje vendim nga Federata dhe te vazhdojme para ne ndeshjet ne vazhdim. Falenderojme tifozet per pjesmarrjen dhe nuk ka provokim qe na ndal dashurine per kete ekip”, thuhej në njoftimin e klubit vushtrrias.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img