-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

KGjK paralajmëron ankesë në Kushtetuese për Vettingun

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij kategorik kundër procesit të vettingut të cilin po synon ta realizojë Ministria e Drejtësisë.

Ai ka paralajmëruar se ky këshill do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në rast se në Kuvendin e Kosovës arrihen votat e mjaftueshme për amendamentime kushtetuese, pasi që, sipas Zogajt, këto ndryshime bien ndesh me ndërhyrjen në pavarësinë e sistemit gjyqësor, edhe për faktin se shumë gjyqtarë kanë mandat të përhershëm. 

Zogaj thotë se Ministria që nisi punimet edhe për ndryshime kushtetuese, nuk ka bazë profesionale dhe as Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera nuk kanë marrë ekspertizë të besueshme për ndryshime kushtetuese që prekin gjyqësorin dhe se Vettingu si proces absolutisht, sipas tij, e minon pavarësinë e gjyqësorit.

Zogaj vlerëson se Vettingu nuk kalon as si mjet i jashtëzakonshëm, siç u përmend në raportin e KE-së, por mekanizmat tjerë të brendshëm që u rekomanduan i përkrahë, siç janë ndryshimet e ligjit për gjykatat dhe atij për procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Madje, KGjK po përgatit vetë një verifikim të performancës së gjyqtarëve që do të jetë i përhershëm.

“Unë jam shumë i bindur që në dy vitet e ardhshme do të ketë gjyqtarë që nuk kanë me mujt me kalu procesin e performancës sepse kërkohet angazhim permanent edhe në kuptimin e kohës edhe atë profesional dhe cilido gjyqtar që nuk mundet me arrit performancën, sipas standardeve, sigurisht që do të shkarkohet nga detyra e gjyqtarit”, thotë Zogaj ndër të tjera në KlanKosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img