Site icon PrishtinaPress

KGJK mban mbledhje të jashtëzakonshme për ngjarjet e fundit në vend

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit në vend, pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Një lajm i tillë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.

Takimi sipas kryesuesit Zogaj do të mbahet në ora 12:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të gjithë deputetët e Listës Serbe e kanë dorëzuar të hënën mandatin e tyre edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se Lista Serbe kishte njoftuar për largim e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe ato gjyqësore.

Ky largim i tyre, ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Ndryshe, të dielën qytetarët serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar, pasi të njëjtit kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës./Prishtinapress/

Exit mobile version