0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KFOR: Ushtarët italianë nesër do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anije

KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht te Diga e Ujmanit.

Në këtë aktivitet do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve.

“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”.

Po ashtu, KFOR ka specifikuar se janë mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende, që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Rezolutën 1244.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img