2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

KFOR sqaron se në qiellin e Kosovës mund të fluturohet vetëm me lejen e tyre

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ia ka aprovuar kërkesën Agjencisë Kosovare të Pyjeve për fluturimin e avionëve privat nga 15 maji, të cilët do të realizojnë fluturime të ulëta me qëllim të vaksinimit të dhelprave kundër tërbimit përmes përdorimit të kurtheve.

Në këtë komunikatë KFOR-it ka sqaruar se komandanti i KFOR-it është autoriteti primar për hapësirën ajrore të Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjithashtu theksojnë se hapësira e lartë ajrore e Kosovës mund të përdoret për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në një tjetër nga aeroplanët që realizojnë fluturime komerciale. 

Ndërkohë KFOR potencon se hapësira e ulët ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe nën autorizimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Këto sqarime nga KFOR-i lidhur me shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Kosovës vijnë në një kohë kur Republika e Kosovës ka bërë blerjen e pesë dronëve nga Turqia të tipit “Bayraktar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img