Site icon PrishtinaPress

KFOR-i thotë se ia kanë dhënë përgjigjen Serbisë por s’tregojnë detaje

KFOR-i në një përgjigje për Gaztën Express kanë konfirmuar se ia kanë dorëzuar Serbisë përgjigjen rreth kërkesës së tyre për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë. 

Megjithatë s’kanë pranuar të tregojnë se cila ka qenë përgjigjja që i kanë dhënë Serbisë.

“Ne mund të konfirmojmë se përgjigjja ndaj kërkesës serbe është dërguar, por s’mund të futemi në detaje të kësaj korrespodence”, ka thënë nga KFOR-i. 

Tutje kanë thënë se mbesin vigjilentë dhe me kapacitete të plota në përmbushjen e mandatit të tyre të dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Exit mobile version