Vetura të shumta ushtarake të KFOR-it kanë “blinduar” pikën kufitare në Jarinjë këtë mëngjes, pas paralajmërimeve të grupeve nacionaliste serbe për akte agresioni.
Kujtojmë se për këtë ka paralajmëruar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se sot mund të përsëritet “Jarinja e vitit 2008”, duke iu referuar djegies së kësaj pike kufitare më parë.
Sipas fotografie të publikuar nga “Kosovonline” shihet prania e shtuar e automjeteve të KFOR-it aty, të cilët tashmë kanë rrethuar kufirin me tela gjemborë.
Kujtojmë se tash e nëntë ditë situata në veri është e tensionuar pas vendosjes së barrikadave për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, si i dyshuar për veprimet në zyrat e KKZ-së dhe sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës./Prishtinapress/