6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i: Serbia s’ka pas nevojë të reagojë për aksionin e Policisë së Kosovë në veri!

“Policia e Kosovës është përgjegjëse për aksionet e veta, kur bëhet fjala për zbatimin e ligjit”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso.

KFOR-i, sipas tij, nuk mund të japë informacione në emër të të tjerëve dhe saktëson se nuk ka pasur kurrfarë arsyeje të reagohet ndaj aksionit të Policisë së Kosovës që u bë me qëllim të uljes së shkallës së kriminalitetit që është i dobishëm për të gjithë.

“Operacioni është zhvilluar në komuna të ndryshme të Kosovës, jo vetëm në veri, rezultatit i tij është arrestimi i disa policëve e civilëve me përkatësi të ndryshme etnike dhe nuk ka pasur kurrfarë konfrontimi ndëretnik”, është shprehur ai.

Grasso ka specifikuar se KFOR-i e ka mbikëqyrur aksionin si i treti në hierarkinë me kompetenca për siguri – Policia e Kosovës, UNMIK-u dhe pastaj KFOR-i ndërsa ka vlerësuar se ndërhyrja e KFOR-it nuk ka qenë e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img