2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i s’e përmendi takimin Ulutas-Kurti, kërkoi përmbajtje nga veprimet e njëanshme që krijojnë tensione

KFOR-i ka lëshuar mbrëmë një deklaratë në orët e vona lidhur me zhvillimet që po ndodhin sa i përket hapjes së Urës së Ibrit. Këta të fundit nuk e përmendën takimin që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Kurti mbrëmë njoftoi për takimin që pati me Ulutas, duke treguar edhe për diskutimet që patën për punët e përgjithshme që po zhvillohen mbi hapjen e Urës së Ibrit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe rezultatet nga raporti preliminar i vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të dorëzuar nga operatori ekonomik tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhej në komunikatën e ZKM-së.


Ndërsa, KFOR-i përmes njoftimit të tyre kërkuan që të ketë përmbajtje nga veprimet e njëanshme që mund krijojnë tensione.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së.

KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img