Site icon PrishtinaPress

KFOR-i s’e njeh si ministre, gjen një formulim të çuditshëm për postin e Artane Rizvanollit

Ministrja e Ekononomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar dje Komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Në njoftimin për takimin, KFOR i është referuar asaj si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”, e jo siç e ka pozitën, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Krejt kjo për shkak të Rezolutës 1244.

Në këtë takim është biseduar kryesisht për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.

”Komandanti i #KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Exit mobile version