4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë

epa09233271 Soldiers of the Kosovo Security Force (KSF) line up following the ‘Defender Europe 21’ military exercise in the village of Deve, Kosovo, 28 May 2021. Kosovo Security Force joined for the first time the military exercise ‘Defender Europe 21’ which involves 26 nations, including the US and around 28,000 multinational forces all focused on building operational readiness and interoperability between NATO allies and partners. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Pas tensioneve të fundit në veri KFOR-i ka rritur praninë e tij në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në zonë.

Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it t’i përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, kanë thënë për mediumin Kosovo Online Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje në lidhje me praninë e shtuar të KFOR-it në vendkalimin Jarinje dhe Bërnjak.

Aty po ashtu potencohet mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Pikërisht në kuadër të tensioneve të fundit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ketë sot takime të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img