4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i reagon për incidentin në veri: Institucionet ta hetojnë rastin dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë

Misioni i KFOR-it ka dënuar incidentin e së hënës mbrëma, ku një qytetar i Kosovës i nacionalitetit serb u plagos me armë zjarri në Zveçan. 

Përmes një reagimi publik, të mërkurën KFOR-i ka deklaruar se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Tutje, theksohet se progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundon deklarimi.

Të hënën në mbrëmje një serb është plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës, ndërsa rasti saktësisht ka ndodhur në ora 23:48.

Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin, ndërsa njëri nga ta dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img