-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i po bën “shuttle” bisedime me Policinë dhe serbët

Në Zveçan, përfaqësuesi i KFOR-it bisedon fillimisht me njërën palë, e pastaj me tjetrën. Oficeri i panjohur i KFOR-it ka folur sot në mëngjes me serbët para komunës, kur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka përsëritur kërkesat e tij të njohura, kryesore prej të cilave është që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të largohen menjëherë nga ndërtesat e komunave në veri, si dhe nga gjithë veriu. Përfaqësuesi i KFOR-it më pas shkoi në ndërtesën e komunës për të biseduar me Policinë, për t’u kthyer më vonë. Kjo “shuttle” diplomaci zgjat nga ora 8, raporton portali serb Kossev.

Rakiq në një moment ka kërkuar nga qytetarët që të lirojnë hapësirën për daljen e dy autoblindave të Policisë së Kosovës nga rrethi i ndërtesës së komunës, gjë që qytetarët kanë refuzuar duke brohoritur “Tradhti!”. Edhe pse Rakiq i bindi se ky do të ishte hapi i parë, turma kërkoi që të largohen të gjitha automjetet. I pari në Zveçan iu drejtua masës ish-kryetari i komunës Dragisha Milloviq, i cili ka thënë se qytetarët në mënyrë paqësore kërkojnë largimin e policisë. Pas fjalës së tij, “komisionari serb për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, Nebojsha Joviq, i nervozuar dhe me zë të lartë iu drejtua Milloviqit, duke thënë se duhet t’i vijë turp dhe se njësitë speciale nuk do të kishin mundur të hyjnë në objektet komunale sikur Lista Serbe nuk do t’i dërgonte qytetarët në tubimin e Vuçiqit.

Që nga mëngjesi i sotëm disa herë janë dëgjuar kritika “për popullin e lënë në baltë”. Situata është e ngjashme në Leposaviq dhe Zveçan, edhe pse më e qetë.

Në Zubin Potok, sot në mëngjes, e shoqëruar nga ish-kryetari Sërgjan Vulloviq, një punonjëse e komunës iu drejtua njësive speciale që nuk i lejuan këta zyrtarë të shkojnë në vendet e mëparshme të punës, duke thënë se ajo ka shkuar në vendin e punës për 35 vjet, se serbët “nuk protestojnë kur kryetari juaj shkon në punë në Çabër”.

Në Leposaviq është qetësi gjatë gjithë mëngjesit, por KFOR-i ka shtrirë telat me gjemba para komunës. Me të njëjtin ton publik iu drejtua edhe ish-kryetari i komunës, Zoran Todiq, me kërkesë për lirimin e objektit dhe tërheqjen e forcave speciale.

Në të tria komunat qytetarët këndojnë dhe me altoparlantë dëgjohen këngë shoviniste serbe. Ndër incidentet është shënuar edhe shkrimi i shkronjës Z, si dhe katër S në dy automjete të blinduara të policisë dhe vendosja e flamurit serb në njërën prej tyre.

Nga Beogradi vjen mesazhi se ushtria është “ende në gjendje të plotë gatishmërie” dhe se deri në orën 14:00 do të përfundojnë “dislokimin e plotë të njësive”, por edhe se shpresojnë për një zgjidhje diplomatike. Megjithatë, vijnë edhe kritika drejtuar ndaj KFOR-it, se është në anën e Policisë së Kosovës, duke e ruajtur atë në vend të qytetarëve./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img