-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i nga nesër do t’i mbajë stërvitjet ushtarake rutinore në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit

Misioni i KFOR-it do të zhvillojë një stërvitje rutinore ushtarake në Kosovë nga data 5 deri më 7 shtator 2023.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale-Kontingjentet Shumëkombëshe Perëndimore dhe do të fokusohet në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operacionale të njësisë.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje si ditën ashtu edhe natën nga toka. Do të ketë gjithashtu autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”.

“KFOR-i i kryen këto ushtrime rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt sa herë që kërkohet. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë kohës gjatë ushtrimit dhe kërkon bashkëpunimin e komuniteteve lokale gjatë këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img