KFOR-i ka bërë të ditur se ka mbështetur zgjedhjet serbe në vendet me popullsi serbe në Kosovë.
Në komunikatën për media të lëshuar nga KFOR, gjatë fundjavës së kaluar, ky mision ka kontribuar në zhvillimin efektiv të zgjedhjeve serbe në vendet e banuara me popullsi serbe në Kosovë, në mbështetje të OSBE-së dhe ofruesve lokalë të sigurisë.
Derisa prania statike dhe e lëvizshme e KFOR-it ishte e garantuar në afërsi të tetë qendrave më të rëndësishme të mbledhjes së votave të identifikuara nga OSBE-ja, koordinimi me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe OSBE-në ishte i shkëlqyer.
“Në përputhje me mandatin e tij aktual, KFOR-i vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, me maturi dhe në mënyrë të vendosur për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për gjithë popullin e Kosovës”, bëhet e ditur në komunikatën e KFOR-it.