Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se krye në veti ia kishte mësyrë veriut të Kosovës ditë më parë. Kundër vizitës së tij, kishte dalë edhe KFOR-i.
Burime të Indeksonline tregojnë se KFOR-i i kishte sugjeruar presidentit Thaçi, që të mos shkojë në veri, me arsyetimin se ende nuk janë pjekur kushtet e sigurisë për këtë.
Edhe përkundër sugjerimit të KFOR-it, presidenti Thaçi me një eskortë prej 5 veturave kishte vizituar pikën kufitare në Jarinjë.
Njëanshëm Thaçi kishte marrë vendim edhe në vitin 2011 për t’i dërguar ROSU në pikat 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak. /Indeksonline/