Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) në një përgjigje ndaj Tanjug-ut – të cilët pyesin nëse KFOR-i do të rrisë praninë në zonat të banuara me shumicë serbe – thotë se “janë të pajisur dhe të vendosur mirë” dhe se janë gjithashtu “të gatshëm për çfarëdo veprimi të nevojshëmn”.
“Misioni ynë është i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.” Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar zbatimin e misionit tonë, duke vepruar si përgjigje e tretë e sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit, të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë”, ka thënë KFOR-i.