Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se zjarri në Prevallë është shuar dhe kjo falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimit në Facebook.
Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë, dhe poashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.