-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i garanton sovranitetin e Kosovës (VIDEO)

Bisedën që e nisën në një hotel të kryeqytetit e vazhduan deri te ndërtesa e Qeverisë.

Por rrugët e sekretarit të përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, dhe Presidentit kosovar Hashim Thaçi, u ndanë aty.

Më pas të parit të Aleancës Veriatlantike, nikoqir iu bë Kryeministri Isa Mustafa.

Të dy delegacionet hynë në takim, ku temë kryesore ishte gjendja e fundit e sigurisë e krijuar në Kosovë, enkas në Mitrovicë.

Derisa takimi Stoltenberg-Mustafa, po vazhdonte, vartësit serbë të këtij të fundit, bashkë me kryetarin e Mitrovices Veriore, Goran Rakic, hyn në një hapsirë tjetër ku do të bisedonin më pas me sekretarin e NATO, ndaras nga shefi i qeverisë kosovare.

Aty mes tjerash, politikanët serbë të Kosovës, i kanë thënë kryepolitikanit të NATOS, se duan të ndihen më të sigurtë, dhe cështjet ti zgjidhin me dialog

Por, atyre iu dha përgjigjje, kryeqeveritari i Kosovës, kur me mysafirin e lartë doli në konferencë të përbashkët.

E, sekretari i NATO, siguroi se forcat e tyre KFOR, do i ruajnë krejt banorët e Kosovës bashkë me territorin e saj.

Ndërkohë, Isa Mustafa, vazhdoi të ankohet se për shkak të Beogradit, Kosova nuk po mund të themelojë ushtrinë e saj, pra shëndrrimin e FSK- në Forca të Armatosura.

Derisa Stoltenberg, rikujtoi se kjo varet krejt prej vendorëve.

Njeriu që ka qenë kryeministër i Norvegjisë, i quajti spekulime mundësitë që Serbai të ankesojë veriun e Kosovës.

E, nuk e përmendi ceshtjen e ngritjes së një muri nga serbët në atë pjesë, për të cilin u sqarua Isa Mustafa.

Pos, kësaj i pari i qeverisë, e siguroi kryesorin e Aleances me te fuqishme ushtarake se Kosova shpejt do e zgjidh ceshtjen e demarkimit me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img