Site icon PrishtinaPress

KFOR-i ende pa reagim zyrtar, deklarohet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në konferencën për media ka folur edhe për mos reagimet e ndërkombëtarëve.

Kurti u shpreh i habitur se si ende KFOR’i nuk ka dalë ende me një reagim për një ngjarje kaq të rëndësishme që ka ndodhur në Kosovë.

“Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmën të mos kemi ndonjë deklaratë zyrtare nga KFOR’i. Kemi pritur informacione deri sot në mëngjes, por, në mbledhjen e Sigurisë sot kemi shkuar vetëm me informacionet tona”, u shpreh kreu i shtetit.

Exit mobile version