Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, së bashku me ish-deputetin serb, Slavko Simiq, janë lejuar të futen në Komunë, për të negociuar me kryetarin aktual, Lulzim Hetemi, që ky të largohet nga objekti.
Siç shihet në pamjet e publikuar nga portali Koha.net, ata me leje të KFOR-it kanë kaluar rrethojën.
Protestuesit kanë bërë kërkesë që Hetemi të largohet nga objekti i Komunës, pasi ai gjendet brenda që nga e hëna.