KFOR ka deklaruar se është duke mbikëqyrur situatën në Veri, duke kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi dialog konstruktiv.
“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe duke bashkëpunuar nga afër me liderët në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të ruajtur një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ne nxisim të gjithë të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv.
Sillni progres në shoqëri! Shprehni opinionet paqësisht dhe kërkoni kompromise!” thuhet në deklaratën zyrtare të KFOR-it.
Ndërkohë, edhe zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana, kërkoi stabilitet dhe parandalim të përshkallëzimit të situatës.
“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti” deklaroi më herët Geoana.