-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i deklarohet pas vizitës që komandanti Risi realizoi në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka vizituar sot Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i i cili vepron si reaguesi i parë i sigurisë.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës.

Po sipas njoftimit, Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

“Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Deçanit. Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.

Presidenti Vuçiq njoftoi se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img