Site icon PrishtinaPress

KFOR-i amerikan ofron ndihmë për Policinë e Kosovë me trajnime në terren

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Basri Shabani dhe kolonel Chris Mabis, komandant i Komandës Rajonale-Lindje në kampin “Bondsteel”, u dakorduan të enjten, për të trajnime të përbashkëta në terren ndërmjet policisë dhe ushtarëve amerikan të KFOR-it.

Këto deklarata kanë dal pas takimit që drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Shabani zhvilloi me komandantin e Komandës Rajonale –Lindje nga kampi ‘’Bondsteel’’, kolonelin Mabis.

“Gjatë këtij takimi drejtori rajonal e njoftoi kolonel Mabis dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin, po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon, dhe ndihmën që do të ofrojë KFOR-i amerikan në të ardhmen për trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në terren”, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version