-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

KFOR dhe NATO kërcënojnë Serbinë: Nëse hyn në Kosovë, bëhu gati për luftë!

“Novosti” raporton për kërcënimin e marrë nga Serbia në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.

Nëse Serbia për çfarëdo arsye vendos që me forcat e saj të intervenojë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapur, jo me policinë e Kosovës por njësitet e KFOR-it dhe NATO-s.

Kërcënimi direkt dhe i rreptë i është bërë Serbisë në Beograd, gjatë takimeve të përfaqësuesve të lartë shtetëror dhe shteteve më të fuqishme anëtare të NATO-s.

“Një diplomat ishte shumë i interesuar për mënyrën se si Beogradi ndjek ngjarjet dramatike nga Ujmani”, deklaroi një burim mirë i informuar për të përditshmen serbe “Novosti”, transmeton lajmi.net.

“Në të njëjtin takim, ai kishte shprehur pakënaqësinë për vendimin e krerëve të Serbisë për ngritjen e gatishmërisë ushtarake”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO në skenarin e tashëm nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti të “armatosur”.

Diplomati perëndimor ka theksuar se KFOR-i e ka detyrën ti mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO.

“Krerët e Serbisë janë të vetëdijshme. Prishtina, e vetëdijshme për inferioritetin e saj ushtarak, gati asnjëherë nuk hyn në aksione vetanake, por sipas marrëveshjes, me konsultime me forcat e huaja ndërkombëtare dhe krerët e tyre politik”, thuhet në çarkun e sigurisë. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img