Atë që nuk e bëri vitin e kaluar, KF “ Opoja “ nga Dragashi e realizoi këtë vit, duke u inkuadruar në ligën e dytë të Kosovës në futboll, pasi në ndeshjen e barazhit në stadiumin “ 18 qershori” në Klinë, ka mposhtur skuadrën KF “ Deçani” pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:3 ( 1:1).
90 minutat e rregullt përfunduan me rezultat 1:1, ndërsa rrjetat nuk e preken më në 30 minutat e lojës shtesë.
Në ekzekutimin e penalltive, opojanët falë pritjeve spektakolare të portierit, Zikri Alija, i cili ndali dy goditje të deçanasve, ndërsa në anën tjetër shënuan katër herë, ia dolën që me plotë meritë nga sezoni i ardhshëm të bëhen pjesë e garave në ligën e dytë futbollistike të Kosovës.