KEDS ka njoftuar për vendet që do të përballen me reduktime të energjisë elektrike nga data 2 mars.
Komunikata nga KEDS:
Më 02.03.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Nr 23 Hotel Iliria (Kodi:11000006) prej orës 11:00 deri në orën 11:10 dhe prej orës 15:50 deri ne orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë: 4 Llullat afër Ilirisë dhe rr. Gustav Majer.
Arsyeja e ndërprerjes: montimi i ndërprerësit 1250 A në Transformatorin 100kVA.
2.
Më 02.03.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Nr 22 Shaip Kamberi (Kodi:11000005) prej orës 11:00 deri në orën 11:10 dhe prej orës 15:50 deri ne orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr. Shaip Kamberi dhe rr.Robert Gajdiku.
Arsyeja e ndërprerjes: montimi i ndërprerësit 1250 A në Transformatorin 100kVA.
Gjakovë
Mirëmbajte të planifikuar
-Nuk ka
Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it
Nuk ka
Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta
-Nuk ka
Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit
1.
Më 02.03.2017 në NS 35/10 kV Gjakova 3 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Konvikti (Kodi:81084022) prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Bujar Syla (1 konsumator), Edit Durham, Elton Zherka, Marin Barleti (një pjesë), Mbretëresha Teuta, Musa Zajmi, rruga Tirana, Xh.Gjakova, Xhemajl Avdullahu (2 konsumatorë), Pallati I sporteve, Shtëpia e Studentëve, Lokali Shkelzen Jusaj dhe Qendra regjionale e aftësimit professional.
Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ndërprerësit.
Ferizaj
Mirëmbajte të planifikuar
-Nuk ka
Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it
Nuk ka
Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta
-Nuk ka
Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit
1.
Më 01.03.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Bablaku (Kodi:41000001) prej orës 08:00 deri në orën 09:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Kojska,Bablaku,Terni, Rubovci, Mirashi, Cernilla, Surqina dhe konsumatorët komercialë.
Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e TS-it të ri ndriçimi publik- Babush pasi pala ka aplikuar te Zyra për përkujdesjen e konsumatorëve dhe është pllombuar njehsori nga ekipi i matjes-Ferizaj.