Tensioni i gjakut është një problem shëndetësor shumë i përhapur dhe për të mbajtur nën kontroll atë shumica prej tyre u drejtohen farmacive.
Në listën më poshtë ju njohim me ushqimet natyrale të rekomanduara dhe vërtetuara për rolin e rëndësishëm që kanë në mbajtjen në kontroll tensionin e gjakut.
Fasulet e bardha –Vetëm një filxhan fasulesh të bardha përmban 13% kalcium, 30% magnez dhe 24% kalium, kjo në lidhje me sasinë e nevojshme ditore që trupi ynë ka për këto lëndë. Theksojmë se fasulet e bardha janë shumë të këshillueshme për personat vegjetarianë dhe këshillohet që ato të gatuhen në temperaturë të ulët.
Fileto e mishit të derrit – 100 gramë fileto mish derri i siguron trupit tonë 15% kalium dhe 6% magnez, kjo si pjesë e sasisë ditore të nevojshme të trupit.
Kosi pa yndyrë – Një filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në mëngjes.
Kivi – Një kivi i siguron trupit 2% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit. Theksojmë se kivi është shumë i pasur në vitaminë C, më i pasur madje edhe se portokalli.
Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium. Një mundësi e mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.
Bananet – Edhe fruti i bananes është i pasur në kalcium, magnez dhe kalium, dhe është një ushqim ideal nëse keni tension të lartë të gjakut.
Speci i kuq – Edhe speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura, është shumë i pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang tharjen e tyre.
Brokoli – Përveçse ndihmon në neutralizimin e tensionit të gjakut, vlerat ushqyese të brokolit janë të jashtëzakonshme, ai njihet edhe si një luftues i qelizave kancerogjene. Brokoli mund të ruhet edhe në ngrirje dhe mund të konsumohet ditë më vonë pasi nuk i humb vlerat e tij ushqyese.
Patatja e ëmbël – Është shumë e pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Sasia e këtyre elementeve që gjenden te patatja e ëmbël është më e madhe nëse ajo gatuhet me lëkurë. Ajo mund të përdorët jo vetëm në përgatitjen e gjellëve të ndryshme, por edhe në përgatitjen e lëngjeve shumë të shëndetshëm.
Avokadoja – E furnizon trupin me 1% të sasisë së kalciumit, 5% të sasisë së magnezit dhe 10% të sasisë së kaliumit për të cilën trupi i njeriut ka nevojë.