Site icon PrishtinaPress

Këto ushqime ua ndreqin humorin dhe largojnë mërzinë

Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej. Të dhënat studimore, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.

Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokajtë

Portokajtë janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmirësojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë

Tumerik Shafrani është një erëzë shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë. Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra e kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Exit mobile version