-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Këto ushqime kurojnë aneminë

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori.

Për fat, nuk është gjë e rëndë por ju thotë se ke hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi. Atëherë pyesni veten se çfarë duhet të hani për të rritur hemoglobinën? Kjo situatë është e përgjithshme, ja disa ushqime që këshillohen.

Mëlçia

Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën. Disa persona nuk i pëlqejnë ti hanë për shkak të shijes. Por mendohuni mirë, pasi me kohën do të mësoheni dhe do të fitoni shumë. Është një nga ushqimet më të mira për të marrë hekur.

Bishtajore me perime

Pjatat me bazë perimet dhe bishtajoret nuk japin sasi të madhe hekuri, dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmë ekstra, perime dhe fruta të pasura me vitaminë C. Lajm i mirë është që ushqimet që kanë këtë vitaminë nuk kanë nevojë të gatuhen. Ndër perimet e pasura me Vitaminë C renditen specat, sidomos nëse janë të gjallë, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karota dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë,por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit

Peshqit e kaltër

Përveç të gjithave atyre që përmendëm më sipër peshqit e kaltër janë të pasur me yndyra, vitaminë B dhe Omega 3, thelbësore për rruazat e kuqe të gjakut. Mes tyre renditen salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img