Shkatërrojnë florën e zorrëve dhe shtresojnë dhjamin në mënyrë të padukshme
Produktet e qumështit janë një burim i pasur i materieve ushqyese të rëndësishme, siç janë kalciumi dhe bakteret, të cilat janë shumë të dobishme për funksionimin e duhur të tretjes.
Megjithatë, disa produkte qumështi nuk kanë një efekt të dobishëm në organizmin tonë, përkundrazi janë shumë të dëmshme.
Nutricionistët kanë përpiluar një listë të produkteve të qumështit të fermentuar që mund të dëmtojnë shëndetin tonë dhe që duhet t’i përjashtoni nga dieta juaj e përditshme.
1. Produktet e qumështit pa yndyrë
Edhe pse shumica i konsumojnë ato, sepse mendojnë se janë me pak kalori dhe të shëndetshme, produktet e qumështit me pak yndyrë janë në të vërtetë çdo gjë tjetër jo asht siç mendojnë ata. Fakti është se niseshteja shtohet në përbërjet e kosit të tillë për të arritur konsistencën e kërkuar, e cila është po aq kalorike sa karbohidratet.
Problemi qëndron në faktin se “qumështi” pa yndyrë nuk e ngop trupin, por, përkundrazi, stimulon oreksin duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.
2. Ajka yndyrore
Ajka me përmbajtje yndyre 25-30 për qind është një nga ushqimet më të vështira për t’u tretur, pengon punën e pankreasit dhe mëlçisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë plotësisht nga ky ushqim.
Për të shmangur problemet me tretjen dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve gastrointestinale, mjafton vetëm të merrni atë me përmbajtje më të ulët yndyre – 10-15 për qind.
3. Jogurti me aditivë
Jogurtët me aditivë të ndryshëm nuk janë “qumësht” natyral, sepse përmbajnë shumë më tepër karbohidrate se çdo produkt tjetër qumështi i fermentuar.
Për shkak të aditivëve të panatyrshëm dhe sasisë së madhe të sheqerit, që pengon përthithjen e kalciumit, ato i përkasin më shumë ëmbëlsirave dhe jo produkteve të qumështit.