Site icon PrishtinaPress

Këto rrugë të kryeqytetit do të bëhen njëkahëshe në fundjavë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të enjten se më 23 dhe 24 prill do të testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj fundjave si rrugë njëkahëshe do të funksionojnë disa rrugë kryesore të kryeqytetit.

“Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet. Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe: rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit, rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales, rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version