Policia e Kosovës ka njoftuar se disa segmente rrugore në Prishtinë do të ndërpriten përkohësisht pasi të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës. Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, vijon njoftimi i Policisë.
Po ashtu, nesër [e premte], gjatë kthimi të Ramës nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta.