Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë, meqë do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00, raporton Expess.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.
Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.
Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij.