Site icon PrishtinaPress

Këto janë ​vitaminat kundër plakjes

Vitaminat janë ushqyes të nevojshëm të cilët janë të pamundur të sintetizohen nga organizmi ynë, pra është e nevojshme që të përcillen në organizëm nga rrugë të jashtme nëpërmjet ushqimit apo medikamenteve dhe ekstrakteve natyrore. Disa vitamina veprojnë sidomos në cilësinë e lëkurës. Këtu përmendim, vitaminat A,C, D, dhe vitaminat e grupit B dhe D.

VITAMINA A

Kjo vitaminë sillet në organizëm në formën e beta-karotinës. Ajo depozitohet në nivelin e lëkurës dhe luan një rol të rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe cikatrizimin. Ajo gjendet tek bulmeti (gjalpi, qumështi, djathërat, dhjami), vaji i peshkut, vezët etj.

VITAMINA C

Kjo vitaminë është e rëndësishme dhe duhet të përcillet në organizëm prej ushqimit. Ajo gjendet tek agrumet, (portokallet, limoni), në disa fruta dhe disa perime. Për lëkurën ajo luan një rol të trefishtë: është anti- oksidues, mbron nga rrezet ultravioletë dhe ndihmon në sintetizimin e kolagjenit.

VITAMINA E

Kjo vitaminë luan një rol anti-oksidues të rëndësishëm sepse ajo lufton radikalet e lira. Kur ajo vepron me vitaminat A dhe C , ajo riparon membranën qelizore, sidomos në nivelin e lëkurës gjatë ekspozimit në diell. Pra, ajo ka një rol parandalues në plakjen e lëkurës. Ajo gjendet te vaji i lulediellit, vaji i peshkut, frutat dhe perimet.

VITAMINA B

Në fakt, ekzistojnë disa lloje të vitaminës B, disa prej të cilave veprojnë në lëkurë, flokë dhe thonj. Bëhet fjalë për vitaminat B te tipit, B2, B5, B6, B8, që veprojnë në sintetizimin e kolagjenit dhe në integritetin e fibrave elastikë. Ato janë të nevojshme për parandalimin e plakjes së lëkurës dhe riparimin e saj kur ajo është e dëmtuar nga agjentë agresivë si dielli, duhani, ndotja. Vitaminat B gjenden tek peshku, mishi, drithërat, frutat, perimet, etj.

VITAMINA D

Kjo vitaminë sillet në organizëm në formën e pro-vitaminës prej ushqimit. Por në nivelin e lëkurës, falë veprimit të rrezeve ultravioletë, ajo transformohet në vitamine D duke luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fazës së rritjes duke favorizuar absorbimin e kalciumit. Ajo gjendet tek peshku, vezët produktet e qumështit etj./Prishtinapress/

Exit mobile version