-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë ushqimet që ju risjellin lumturinë pas një ditë stresuese

Sa herë që ndiheni poshtë me humorin, doni të gjeni me patjetër një motiv për t’ju rikthyer buzëqeshjen. Mund të dëgjoni këngën tuaj të preferuar, të flisni në telefon me ndonjë mik ose familjar që zë vend të rëndësishëm për ju ose thjesht të hani ushqimin tuaj të preferuar.Kur të mos ndiheni tepër optimistë, provoni të konsumoni ushqimet e listuara më poshtë , ku i dihet ç’ndodh më pas?!

Bananet: Të gjithë e dimë se bananet janë të pasura me potasium, por ato përmbajnë gjithashtu edhe triptofan i cili nxit prodhimin e serotoninës “lëndës që rregullon urinë dhe ndjenjës e lumturisë”. Bananet janë gjithashtu edhe një burim i mirë i vitaminës B që ka efekte qetësuese.
Frutat e Pyllit: Sipas mjekëve, antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në frutat e pyllit ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresit dhe të luftojë radikalet e lira që aktivizon ai. Ato ndihmojnë edhe në rritjen e rruazave të bardha të gjakut që ju ndihmojnë në rast stresi dhe nervozizmi.
Kuinoa: E njohur ndryshe si ”nëna e të gjitha drithërave”, është tepër e pasur me antioksidantë si flavonoide dhe kuercetinë që kanë efekte anti-depresive.
Midhjet: Midhjet janë ushqimi më i mirë që e bën njeriun të lumtur. Ato janë të pasura me vitaminë B12, nivelet e ulëta të së cilës mund të çojë në depresion. Truri ka nevojë për B12 për të çliruar serotonin, një kimikë i tij që ka efekt qetësues.
Çokollata e zezë: Studimet e ndryshme kanë treguar se çokollata e zezë mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duku ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin e tij.
Molla: Shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg për një vit”, është mëse e vërtetë pasi molla ka efekt qetësues, të jep energji dhe shton lumturinë.
Spinaqi: Spinaqi është i pasur me folat, që prodhon dopaminë, një lëndë kimike e trurit e cila shkakton kënaqësi që zgjat edhe ditën tjetër.
Kërpudhat: Nivelet e pakta të vitaminës D në trup lidhen me depresionin, kështuqë erdhi koha të konsumoni sa më shumë kërpudha, të cilat çuditërisht përmbajnë vitaminë D me tepricë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img