Site icon PrishtinaPress

Këto janë ushqimet që iu shkaktojnë uri të parakohshme gjatë muajit të Ramazanit

Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe për besimtarët myslimanë që agjërojnë, ushqimi i duhur luan një rol kyç në mirëqenien e tyre gjatë ditës.

Nutricionistja, Urata Rexhepi thekson rëndësinë e shmangies së disa ushqimeve që mund të shkaktojnë probleme me tretjen dhe energjinë.

“Ushqimet e procesuara, pijet e gazuara dhe ushqimet e ëmbla pas iftarit mund të shkaktojnë fryrje, ndërsa pas syfyrit mund të çojnë në dehidratim dhe uri të parakohshme, pasi rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Qëllimi i Ramazanit nuk është të çojmë trupin në dehidratim”, tha ajo për KlanKosovën.

Si alternativa më të shëndetshme, Rexhepi rekomandon konsumin e ujit, çajit dhe lëngjeve natyrale të përgatitura në shtëpi. 

“Gjithashtu, është e rëndësishme të hamë shpesh dhe nga pak, sepse ajo që konsumojmë përcakton sesi do të ndihemi gjatë ditës”, shtoi ajo.

Exit mobile version