Kanë përfunduar pjesët e para të pesë ndeshjeve të xhiros së 34-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Në derbin e “Anamoravës”, Drita ka shkuar në pushim në epërsi 1-0, me golin e Brojas, shkruan IndeksOnline.
Me rezultat të njejtë, Ballkani ka shkuar në pushim ndaj Llapit.
Golashenues ishte Albion Rrahmani.
Skuadra e Dukagjini po shënon fitore si mysafire e Drenicës me rezultat 3-1.
Në dy ndeshjet e tjera Malisheva – Prishtina dhe Ferizaji – Trepça ’89, pjesët e para u mbyllen pa gola 0-0.