0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë rezultatet e luftimit të korrupsionit si kriteri i fundit për viza

Luftimi i korrupsionit si kriteri i fundit i mbetur para liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në përgjithësi vlerësohet të jetë përmbushur.

Janë gjithsej në proces 31 aktakuza të ngitura për korrupsion, ndërsa 24 raste janë në shkallët e ndryshme të shqyrtimit gjyqësor.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se është treguar progres i madh në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se tani radha i mbetet BE-së që ta bëjë vlerësimin e saj.

“Raporti i fundit për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i muajit maj 2016 ka vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian do të bëjë propozimin për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 për liberalizim të vizave me Kosovën. Raporti njëkohësisht ka nënvizuar se deri në ditën e miratimit të propozimit për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001, Kosova do të ratifikoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe do të bëjë progres në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Hoxha.

Ajo tutje ka shtuar se me 21 mars, Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa, sa i përket kriterit të dytë, institucionet e Kosovës, respektivisht prokuroria dhe gjyqësori kanë marr hapa konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë drejtim, më 30 mars 2018, institucionet tona kanë dorëzuar raportin më të fundit në kuadër të përmbushjes së kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.

“Brenda dy viteve, në kuadër të Ekipit të Përbashkët për Luftimin e Krimeve Serioze, respektivisht udhëheqjen e Prokurorisë Speciale: Janë shenjëzuar 42 raste, janë mbyllur 11 raste, nga të cilat: 4 raste janë mbyllur në fazën e hetimit, 7 raste janë mbyllur në formë të vendimit të prerë të gjyqësorit, janë ngrit 31 aktakuza, 24 raste janë në shkallët e ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Në fund, dua të nënvizoj raportin e fundit Transparency International, Kosova ka lëvizur për 10 vende në të mirë sa i takon luftimit të krimit, dhe rrjedhimisht, në Ballkan jemi të dytët në renditje nga shtetet aspiruese në BE”, ka thënë Hoxha.

Ministrja thekson se tani përgjegjësia është në anën e BE-së që të bëjë vlerësimin e progresit të arritur dhe të vazhdoj me procedurat e brendshme institucionale për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img