Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e radhës në top-ligat më të forta në botë.
Në Premierligë, Manchester United ndeshet me Wolves në shtëpi dhe kërkon me ngulm fitoren për të mbetur në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Chelsea, që e siguroi mbijetesën javën e kaluar, ndeshet me Nottinghamin, kurse Newcastle i shkon Leedsit të rrezikuar për rënien nga elita e futbollit anglez.
Në Francë, Paris Saint-Germain do të ndeshet me Ajaccion. Nga minuta e parë pritet të startojë edhe Leo Messi, pas suspendimit që kishte marrë disa ditë më parë.
Në Gjermani, Bayern Munich përballet me Schalken dhe e ka detyrim fitoren.
Kurse, Dortmundi ndeshet me Borussia Monchengladbach.
Në Serie A, Milan udhëton për t’u ndeshur me Spezian, kurse Interi e pret Sassuolon.
Në Spanjë, Real Madridi kërkon që me fitore eventuale ndaj Getafes, ta rikthejë pozitën e dytë në tabelë.